Rritet në 48.503 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Rritet në 48.503 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Në spitalet në Rripin e Gazës ku u arrit një armëpushim pas sulmeve izraelite që kanë vazhduar që nga 7 tetori 2023, gjatë 24 orëve të fundit janë transferuar trupat e pajetë të 36 palestinezëve, 32 prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka ndarë informacionin më të fundit për të vrarët dhe të plagosurit si rezultat i sulmeve të ushtrisë izraelite pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur midis Izraelit dhe Hamasit më 19 janar.

Konfirmohet se 36 trupa të pajetë dhe 14 të plagosur kanë mbërritur në spitale në 24 orët e fundit. Mësohet se 32 prej atyre që kanë humbur jetën janë nxjerrë nga rrënojat dhe se 4 prej tyre kanë humbur jetën në sulmet e kryera ditën e fundit.

Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ka arritur në 48.503 dhe numri i të plagosurve është rritur në 111.927.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur me Hamasin, Izraeli vazhdon të shkelë shpesh armëpushimin në Gaza

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...