Zbulohet një qytet i lashtë Maja në pyjet tropikale meksikane – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Zbulohet një qytet i lashtë Maja në pyjet tropikale meksikane

Studiuesit zbuluan struktura të mbuluara nga bimësia e dendur, duke përfshirë fusha bujqësore, fusha sportive, një amfiteatër dhe piramida

Me ndihmën e teknologjisë së avancuar të lazerit, arkeologët kanë zbuluar një qytet të madh antik të qytetërimit Maja në pyllin e dendur tropikal Yucatan të Meksikës, transmeton Anadolu.

Qyteti Valeriana është zbuluar në një studim të kohëve të fundit. Në këtë qytet mund të kenë banuar 30.000-50.000 njerëz rreth viteve 750-850 të erës sonë, në një hapësirë të krahasueshme edhe me qytetet moderne.

Duke përdorur teknologjinë e Zbulimit dhe Rangimit të Dritës (LiDAR), studiuesit zbuluan struktura të mbuluara nga bimësia e dendur në Campeche, Meksika jugperëndimore, duke përfshirë fusha bujqësore, fusha sportive, një amfiteatër dhe piramida.

Ndërsa arsyet e rënies së Valerianës mbi njëmijë vjet më parë mbeten të paqarta, ndryshimi i klimës dyshohet si një shkak i mundshëm.

Gjetjet e reja u botuan në Antiquity, një revistë mbi arkeologjinë, duke hedhur dritë mbi qytetërimin Maja, i cili lulëzoi në të gjithë Meksikën juglindore dhe Amerikën Qendrore me përparime të rëndësishme në astronomi, matematikë dhe arkitekturë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...