Trump shpall fitore, falënderon amerikanët që e zgjodhën president – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Trump shpall fitore, falënderon amerikanët që e zgjodhën president

Teksa vazhdojnë të shpallen rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve në SHBA, Trump njoftoi se kishte tejkaluar numrin e delegatëve të kërkuar për të fituar presidencën dhe mbajti fjalimin e tij të fitores pranë rezidencës së tij në Florida

Donald Trump, kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA mbajti fjalimin e tij të fitores, duke falënderuar popullin amerikan për “nderin e jashtëzakonshëm që të zgjidhet presidenti i 47-të”, raporton Anadolu.

“Kjo është një fitore e mrekullueshme për popullin amerikan”, u shpreh Trump.

Teksa vazhdojnë të shpallen rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve në SHBA, Trump njoftoi se kishte tejkaluar numrin e delegatëve të kërkuar për të fituar presidencën dhe mbajti fjalimin e tij të fitores pranë rezidencës së tij në Florida.

Trump, i cili filloi fjalimin e tij duke falënderuar mbështetësit e tij, tha: “Kjo është një fitore politike që nuk e kemi parë kurrë më parë në vendin tonë. Falënderoj popullin amerikan për zgjedhjen time si presidenti i 47-të”.

“Ne do ta ndihmojmë vendin tonë të shërohet. Ne do të forcojmë kufijtë tanë. Ne do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë. Ne bëmë histori sonte për një arsye. Kjo arsye është se ne tejkaluam pengesat që askush nuk i mendonte se ishin të mundshme”, u shpreh Trump, duke shtuar:

“Kjo është fitore e mrekullueshme për popullin amerikan, do të mundësojë që ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”.

Donald Trump deklaroi se do të punojë për çdo qytetar amerikan dhe tha se epoka e tij e re do të jetë epoka e artë e SHBA-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...