Marrëveshja Shqipëri-Itali, mbërrin një grup tjetër i emigrantëve – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Shqipëria

Marrëveshja Shqipëri-Itali, mbërrin një grup tjetër i emigrantëve

Anija “Libra” e marinës italiane ka mbërritur në Portin e Shëngjinit në Qarkun e Lezhës në orët e mëngjesit të ditës së sotme, duke sjellë emigrantët, të cilët do t’u nënshtrohen më pas procedurave të përshpejtuara kufitare
Një tjetër grup i emigrantëve të paligjshëm që janë ndaluar nga autoritete italiane ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve, raporton Anadolu.

Anija “Libra” e marinës italiane ka mbërritur në Portin e Shëngjinit në Qarkun e Lezhës në orët e mëngjesit të ditës së sotme, duke sjellë emigrantët, të cilët do t’u nënshtrohen më pas procedurave të përshpejtuara kufitare.

Nga autoritetet shqiptare ende nuk ka reagim në lidhje me mbërritjen e anijes, ndërkohë raportohet se bëhet fjalë për 8 emigrantë. Emigrantët do të qëndrojnë në qendrën e ngritur në fshatin Gjadër të Qarkut të Lezhës, në pritje të përpunimit të kërkesave të tyre për azil.

Grupi i parë i emigrantëve të paligjshëm në kuadër të kësaj marrëveshjeje mbërriti në Shqipëri më 16 tetor. Ndërkohë, disa ditë pas mbërritjes së grupit të parë, emigrantët u rikthyen përsëri në Itali pas vendimit të një gjykate italiane.

Qendrat që janë ngritur në Qarkun e Lezhës menaxhohen nga autoritetet italiane, ndërkohë në javët në vazhdim pritet edhe mbërritja e emigrantëve të tjerë.

– Protokolli Shqipëri-Itali për çështjen e emigracionit

Më 6 nëntor 2023, mes Shqipërisë dhe Italisë u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit për fuqizimin e bashkëpunimit për çështjen e emigracionit, ndërsa marrëveshja shkaktoi reagime në Shqipëri dhe Itali.

Protokolli, në bazë të të cilit u ngritën në Shqipëri qendrat e pritjes së emigrantëve të paligjshëm, u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt 2024.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, ky protokoll ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet palëve për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane.

Ndërkohë, sipas protokollit, autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të emigrantëve të strehuar në strukturat që janë ndërtuar, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...