Dua Lipa fejohet me Callum Turner? – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Dua Lipa fejohet me Callum Turner?

Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë fejuar pasi aktori i ka propozuar këngëtares gjatë Krishtlindjeve me një gjest romantik.

Çifti i lumtur, që kanë qenë në një lidhje për më shumë se një vit, janë fejuar në mënyrë diskrete dhe planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri.

Këngëtarja e hitit “Levitating”, 29 vjeçe, dhe aktori i filmit “Fantastic Beasts”, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë, ndërsa miqtë e tyre janë shumë të gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.

Në një postim të fundit në Instagram, Dua shfaqi një unazë diamanti në gishtin e fejesës, teksa pozonte me një aksesor festiv në kokë dhe çizme prej gëzofi të markës Moon Boot.

“Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira në karrierën e saj dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata bëjnë një çift të mrekullueshëm. Miqtë dhe familjet e tyre janë të lumtur. Krishtlindjet kanë qenë të jashtëzakonshme për ta”, tha një burim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...