Ngjarjet ekstreme të motit i shkaktuan mbi 2 trilionë dollarë dëme ekonomisë globale në 10 vitet e fundit – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Ngjarjet ekstreme të motit i shkaktuan mbi 2 trilionë dollarë dëme ekonomisë globale në 10 vitet e fundit

SHBA-ja ishte vendi që pësoi humbjen më të madhe ekonomike në këtë periudhë me rreth 935 miliardë dollarë. Pas saj vjen Kina me 268 miliardë dollarë dhe India me 112 miliardë dollarë
Ngjarjet ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike i kushtuan ekonomisë globale më shumë se 2 trilionë dollarë dëme në periudhën 2014-2023, transmeton Anadolu.

Në raportin e përgatitur nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC), janë shqyrtuar mbi 4 mijë ngjarje ekstreme të motit si reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut që kanë ndodhur ndërmjet viteve 2014 dhe 2023.

Sipas raportit, ngjarjet ekstreme të motit i kushtuan botës mbi 2 trilionë dollarë dëme gjatë kësaj periudhe. Ngjarjet ekstreme të motit shkaktuan 451 miliardë dollarë humbje në ekonominë globale vetëm në dy vitet e fundit.

SHBA-ja ishte vendi që pësoi humbjen më të madhe ekonomike në këtë periudhë me rreth 935 miliardë dollarë. Pas saj vjen Kina me 268 miliardë dollarë dhe India me 112 miliardë dollarë.

Vende si Japonia, Gjermania, Australia, Franca dhe Brazili ishin gjithashtu në mesin e 10 vendeve që pësuan më shumë humbje ekonomike. Afro 1.6 miliard njerëz u prekën nga ngjarjet ekstreme të motit që ndodhën në periudhën 2014-2023.

Sekretari i Përgjithshëm i ICC, John Denton tha se: “Të dhënat e 10 viteve të fundit tregojnë se ndryshimi i klimës nuk është problemi i vetëm i së ardhmes”. Ai theksoi se efektet ekonomike të ngjarjeve ekstreme të motit ndjehen shumë edhe sot.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...