A do të kërkoni shkarkimin e Petar Bogojevskit?/Amir Elezi: Ai ishte këshilltar i Talat Xhaferit, ne duhet që t`i izolojmë emërimet e këtilla – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

A do të kërkoni shkarkimin e Petar Bogojevskit?/Amir Elezi: Ai ishte këshilltar i Talat Xhaferit, ne duhet që t`i izolojmë emërimet e këtilla

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe për emërimin e Petar Bogojevskit në krye të programit Erasmus.
Sipas tij, nuk duhet që ta kontaminojmë opinionin me figurën e atillë. Dihet mirëfilli se një kohë ai ishte edhe këshilltar i Talat Xhaferit.
“ Unë nuk kisha dashur që ta kontaminojmë opinionin me figurën e atillë. Sepse, po ta ndjekim historikisht ai ka qenë një figurë që një kohë paraqitej si përkrahës i revolucionit laraman dhe Prokurorisë Speciale. Pastaj si reformator i VMRO-së. Në fund përfundoi që ishte një kohë edhe këshilltar i Talat Xhaferit në ministrinë e mbrojtjes. Ti jepet një kontekst i këtillë këtij emërimi faktit që njëherë ka qenë këshilltar i Talat Xhaferit dhe tani paraqitet sikur ka ndodh kumedit se çfarë. Sigurisht që për ne është një shqetësim emërimi i tij dhe ne do të mundohemi që brenda debatit në koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe me partnerët tjera brenda koalicionit që të arrijmë që ti minimizojmë këto lloj emërimesh të cilat ashtu siç e përmenda në fillim kanë qenë kontaminues të opinionit dhe të narrativit politik këtu në Maqedoni. Shkaku që nuk ka ndonjë nivel ai i cili mundohet që duke ataku kombësitë tjera të arrijë që të përfitoje në imazhin e tij, apo që të përfitoje votues. Ne të gjithë duhet që ti izolojmë këto raste”, deklaroi Elezi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...