“Aditivët” / Dimitrovska nuk jep dorëheqje, thotë se nuk ndjehet fajtore – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

“Aditivët” / Dimitrovska nuk jep dorëheqje, thotë se nuk ndjehet fajtore

Pavarësisht thirrjeve të ekspertëve dhe partive politike por edhe reagimeve të opinionit, Tatjana Dimitrovska nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga pozita e drejtueses së Komisionit Antiorrupsion. Dimitrovska është nën masa kujdesi, pasi është e dyshuar në një hetim të Prokurorisë nën dyshimin se i ka dhënë dokumente sekrete nga Antikorrupsioni, njërit prej të dyshuarve në rastin “Aditivët”. Pas heshtjes njëjavore, nëpërmjet një letre dërguar mediave, Dimitrovska mohon aktin për të cilin përndiqet, duke theksuar se komunikimi ka qenë shoqëror dhe nuk i ka zbuluar dokumente sekrete.

“Një pjesë e informatave të shpërndara kanë të bëjnë me dokumente publike përmbajtja e të cilave para komunikimit tonë është publikuar në opinion, ndërsa pjesa tjetër është komunikim i zakonshëm shoqëror. Për këtë komunikim timin shpreh keqardhje dhe theksoj që është bërë pa kurrfarë qëllimi të ndikoj në procedurën ose në çfarëdo aspekti të hetimit. Këtë e them me përgjegjësi”, deklaroi Tatjana Dimitrovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Dimitrovska, bën thirrje që të respektohet integriteti i saj personal dhe familjar, por edhe i Antikorrupsionit, derisa drejtësia nuk e thotë fjalën e saj.

“Tërësisht do të bashkëpunoj me organet gjyqësore dhe pres përfundim të shpejtë dhe transparent të ngjarjes. Masat e kujdesit do t’i respektoj në tërësi. Deri në deklarimin përfundimtar të Prokurorisë nuk do të jap deklarata shtesë, përveç nëse atë e diktojnë rrethanat, duke u udhëhequr nga interesi i integritetit institucional dhe transparenca. Pres që deri atëherë të respektohet integriteti i KSHPK-së, integriteti im dhe i familjes sime”, tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Mosdhënia dorëheqje, vë në pozicion absurd Dimitrovskën. Ligjërisht është pjesë e ekipit të Antikorrupsionit, por njëkohësisht ka ndalesë për ushtrim të funksionit. Ekspertët vlerësojnë se në rrethana të këtilla, Dimitrovska urgjentisht duhet të japë dorëheqje me qëllim që të mos dëmtohet besimi ndaj këtij institucioni që ka për detyrë të ndjekë korrupsionin. Kuvendi, ka mekanizëm për të shkarkuar nga detyra Dimitrovskën, por kryetari Afrim Gashi i mbështetur nga shumica parlamentare mbështetet në parimin, prezumimi i pafajësisë, respektivisht çdokush është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet e kundërta nëpërmjet procesit gjyqësor. /Alsat.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...