Aliu: Është zgjidhur problemi me 155 të punësuarat në Spitalin e Tetovës, është jonjerëzore të abuzohet me fatin e tyre – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Aliu: Është zgjidhur problemi me 155 të punësuarat në Spitalin e Tetovës, është jonjerëzore të abuzohet me fatin e tyre

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sot këmbënguli se është zgjidhur problemi me punësimin e përhershëm të 155 motrave medicinale dhe personeli mjekësor në Spitalin e Tetovës.

Ministri Aliu tha se është jonjerëzore që të luhet me fatin e 155 personave, për të cilët siç tha, problemi tashmë është zgjidhur.

“Sot bashkëbiseduam me 155 tashmë të punësuar full time në Spitalin e Tetovës. Jam i lumtur që takohemi sërish me zgjidhjen e problemit që e kishim. Një pjesë e motrave kanë punuar për 2 vite edhe pa rroga”.
“Nuk është e vërtetë që Fondi ka dhënë mendim negativ. Nëse ministri del në konferencë dhe thotë se e ka zgjidhur problemin, kjo nënkuptohet. Jam institucion para juve dhe jam njeri me kredibilitet dhe them se 155 personat i kanë kaluar të gjitha filtrat dhe ka ngelur vetëm testimi administrativ i tyre”.

“Të mbyllet një proces dhe ky të zhbëhet me një lajm fake, është jonjerëzore. Këto persona 155 që janë pas meje, të abuzosh me ato, kur e kanë të zgjidhur problemin, është jonjerëzore”, tha mes tjerash Aliu.

Ndryshe, ditë më parë u publikua dokumenti në të cilin shihej se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka dhënë mendim negativ për punësimin e përhershëm të 155 personave në Spitalin e Tetovës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...