Aliu: Gabimet në tekstet shkollore do të korrigjohen pa vonesë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Aliu: Gabimet në tekstet shkollore do të korrigjohen pa vonesë

Në Ministrinë e Arsimit është ngritur shqetësimi për gabimet e evidentuara në librin e Gjeografisë për klasën e 7-të. Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, ka reaguar publikisht duke theksuar se çështja e teksteve shkollore trajtohet me seriozitet maksimal. “Fëmijët tanë meritojnë libra të saktë, profesional dhe të përditësuara sipas standardeve bashkëkohore”, ka deklaruar Aliu.

Ai ka sqaruar se hartimi, vlerësimi dhe miratimi i teksteve shkollore është kompetencë profesionale e komisioneve dhe ekipeve të ekspertëve të angazhuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas tij, gabimi i evidentuar duket të jetë një gabim teknik në përkthim gjatë procesit të përpilimit apo botimit të përmbajtjes. “Kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të verifikojnë menjëherë situatën, të evidentojnë gabimin dhe të ndërmarrin korrigjimet e nevojshme pa vonesë”, ka shtuar zëvendësministri Aliu.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...