BDI-ja nuk ka publikuar akoma asnjë rezultat nga vetingu i brendshëm që kishte komunikuar se e fillonte në muajin shkurt – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

BDI-ja nuk ka publikuar akoma asnjë rezultat nga vetingu i brendshëm që kishte komunikuar se e fillonte në muajin shkurt

Pesë muaj pasi firmosi Deklaratën kundër korrupsionit dhe nisi të ashtuquajturin vetingun brendapartiak, BDI-ja nuk ka treguar akoma rezultatet e tij, mënyrën e zbatimit, organin që e zbaton vetingun dhe masat ndaj funksionarëve tek të cilët konstatohet punë joetike ose shkelje.

Deklarata e firmosur përmbante zotimin për t’i mbajtur zyrtarët e korruptuar përgjegjës, harmonizimin e politikave me BE-në sa u takon ligjeve kundër korrupsionit dhe forcimit të llogaridhënies institucionale, mbështetje të masave për hetimin dhe ndjekjen penale efektive për praktikat korruptive të zyrtarëve publikë, etj.

“Ne jemi të vendosur ta forcojmë partinë nga brenda, duke siguruar që ajo të pasqyrojë vlerat e transparencës dhe llogaridhënies që qytetarët presin. … ne po ndërmarrim hapa të rëndësishëm për të forcuar besimin dhe integritetin në proceset, praktikat dhe kornizat operacionale politike kombëtare”, kishte deklaruar kreu i partisë Ali Ahmeti pas firmosjes së deklaratës.

Nga BDI-ja për gjithë këtë kohë nuk ka përgjigje se kush e zbaton vetingun, a ka ekspertë ose individë të jashtëm në këtë vlerësim, a përfshihet kryetare në veting, cilat janë masat që merren ndaj funksionarëve tek të cilët konstatohet punë joetike, shkelje ose korrupsion, çfarë dokumentesh dorëzojnë funksionarët për ta vërtetuar punën e tyre dhe a ka të tillë që kanë refuzuar t’i nënshtrohen vetingut.

Ajo që dihet është se kjo parti nuk është distancuar nga Ramiz Merko dhe as nga Artan Grubi, dy nga figurat kyçe të partisë që e gjetën veten në listën e zezë amerikane, pikërisht për korrupsion./Alsat.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...