Behar Emini: Forcimi i sistemit të sigurimit të depozitave kërkon bashkëpunim rajonal – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Behar Emini: Forcimi i sistemit të sigurimit të depozitave kërkon bashkëpunim rajonal

Drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave, Behar Emini, ka njoftuar se sot në Kuvend, ka mirëpritur anëtarët e Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) nga rajoni i Ballkanit, shkruan Alfax.mk
“Eventi u mbajt nën moton “Legjislacioni aktual dhe reformat e ardhshme në sistemet e sigurimit të depozitave në rajonin e Ballkanit”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga disa vende anëtare të EFDI-së.
Takimi paraqiti një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira në lidhje me mbrojtjen e depozituesve dhe stabilitetin e sistemeve financiare, si dhe për diskutim mbi zgjidhjet aktuale ligjore dhe nevojën për reforma të ardhshme në sistemet e sigurimit të depozitave.
Me këtë nismë, si drejtor i Fondit të Sigurimit të Depozitave, konfirmova angazhimin tim për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe evropian, për të zhvilluar rregullore dhe për të forcuar besimin e qytetarëve në sistemin financiar”, ka shkruar Emini.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...