Bekim Qoku: Nuk do ta mbështes asnjë subjekt që do të garojë jashtë VLEN-it – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Bekim Qoku: Nuk do ta mbështes asnjë subjekt që do të garojë jashtë VLEN-it

Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni, që është pjesë e VLEN tha se, nuk do të mbështesin asnjë subjekt që do të garojë në zgjedhje lokale jashtë këtij koalicioni që siç tha pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët.

“Në historinë e fundit, ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit. Me këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e tij dhe një rreth tejet i ngushtë. Nga ana tjetër, kur janë bashkuar shqiptarët, kjo i ka detyruar armiqtë të nxjerrin kokë e të dalin në pah.

Ali Ahmeti sa herë që ka qenë pjesë e qeverisë, gjithmonë e ka korruptuar elementin shqiptar, sepse, duke e keqpërdorur atë, e ka kthyer nga përbërës politik dhe shtetformues në një mjet për përfitime klanore dhe familjare. Pra nga përfaqësues së një populli në përfaqësues mafioz.

Ne duam të përfaqësojmë progresivisht të gjithë elementin shqiptar në MV, dhe t’i përfaqësojmë bashkërisht dhe jo ndaras. VLEN u krijua në këtë frymë, pati suksesin e parë në këtë frymë dhe duhet të vijojë në këtë frymë.

Si elementi i Vetëvendosjes! në këtë koalicion, me të vetmin rol të ngjitjes dhe përbashkimit, pra pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët, dhe duke ruajtur dhe kultivuar vetëm frymën e unifikimit, nuk do të mbështesim asnjë subjekt që do të garojë jashtë këtij koalicioni”, ka shkruar Qoku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...