Bekim Sali: Jam djali i një familje esnafi, shprehinë e punës e kam trashëgim nga babai – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Bekim Sali: Jam djali i një familje esnafi, shprehinë e punës e kam trashëgim nga babai

Deputeti i Alternativës dhe Koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka folur për jetën e tij në një intervistë për emisionin SummerPastel në TV21.

Sali duke ndarë momente nga fëmijëria e tij, ka folur për shprehinë e punës që ia ka mbjell babai i tij.

“Jam djali i një familje esnafi. Prindi im ka qenë një zanatli, i cili për pesëdhjetë vite ka punuar një profesion. Dhe unë si fëmijë i vogël, aty e kam filluar karrierën e punës dhe e kam fituar shprehinë e punës, si çirak gjashtëvjeçar në Çarshi të vjetër të Shkupit. Këtë asistim te babi, apo zanat te babi e kam ushtruar deri në mbarimin e fakultetit. Kjo nënkupton angazhim fizik me prezencë gjatë gjithë kohës në të gjitha proceset e përpunimit të reklamave ndriçuese siç i shohim ne gjithandej sot. Kjo është një profesion që është ushtruar për dyzet vitet e kaluara. Prej moshës gjashtë vjeçare, sot jam dyzet e shtatë vjet. Dhe është një profesion i cili frutin e vet real ma ka dhënë si shprehi pune, apo edhe njohuri ndaj disa natyrave të punës. Ndoshta aso kohe si fëmijë i cili do të lozë me shokët dhe të bënë aktivitete tjera si të gjithë të tjerët, më ka mbetur peng se ndoshta nuk mund të jem me shoqëri. Por, nga kjo prizmë, nga ky moment e kuptoj se vërtetë ka qenë një investim shumë i shëndosh i babës, i cili me kujdes të madh është munduar të ma trashëgon një shprehi pune”, ka thënë Sali.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...