Bujare Abazi emërohet në detyrë, i ndanë rrugët me Taravarin – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Bujare Abazi emërohet në detyrë, i ndanë rrugët me Taravarin

Me 59 vota për, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit për Letrat me Vlerë.

Në një postim publik, e sapozgjedhura ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga deputetët dhe institucionet shtetërore.

“Të dashur miq dhe familjarë,
Sot, me 59 vota për, u votova nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të drejtuar Komisionin për Letrat me Vlerë.
I falënderoj publikisht Kryeministrin z. Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit z. Afrim Gashi, Zëvendëskryeministrin z. Arben Fetai, Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Azir Aliu, si dhe të gjithë deputetët për besimin që më kanë dhënë për të kryer këtë detyrë me përkushtim profesional.”

Komisioni për Letrat me Vlerë është një nga institucionet kyçe për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut financiar në vend. Emërimi i kryetarit të ri vjen në një moment të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të kapitalit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...