Çka u fol mbrëmë në Tetovë ku u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të ASH-së së Taravarit? – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Çka u fol mbrëmë në Tetovë ku u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të ASH-së së Taravarit?

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit mbrëmë në Tetovë ka mbajtur mbledhje të rregullt të Kuvendit në të cilin është diskutuar për aktualitetin politik dhe bisedimet me koalicionin VLEN në lidhje me zgjedhjet lokale.

Taravari thekson se tash për tash nuk do të largohet nga koalicioni VLEN, megjithatë nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjet lokale do të del vetë në zgjedhje. Nuk mohon bashkëpunimin eventual me BDI-në.

“Tash për tash, jo. Grupet punues mes deputetëve ende janë në negociata. Kështu që, shpresoj që të gjejnë gjuhë të përbashkët. Në qoftë se nuk gjejnë atëherë shohim si e bëjmë. Unë mendoj se Aleanca për Shqiptarët në qoftë se s’del me VLEN-in opsion të dytë e ka të del vet në zgjedhje dhe ky është opsioni i dytë, por ta shohim edhe disponimin si janë mes anëtarësisë, mes anëtarëve të kryesisë, mes anëtarëve të Kuvendit. Për mua është shumë me rëndësi zëri i qytetarit dhe zëri i anëtarësisë”, tha Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët./ Alsat.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...