Danella Arsovska rikthen përmendoren e Andon Lazov-Qoseto te rrethrotullimi afër East Gate Mall – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Danella Arsovska rikthen përmendoren e Andon Lazov-Qoseto te rrethrotullimi afër East Gate Mall

Mbrëmjen e kaluar, në rrethrrotullimin pranë hotelit “Continental” afër East Gate Mall në Shkup, u rikthye përmendorja e Andon Lazov – Qoseto, figurë historike e njohur maqedonase. Ajo ishte larguar më parë gjatë mandatit të ish-kryetarit të qytetit, Petre Shilegov, nga vendi i saj i mëparshëm para gjykatave.
Kryetarja aktuale e qytetit, Danella Arsovska, përmes një postimi në Facebook, deklaroi:

“Me vendosjen e kësaj përmendoreje në nder të revolucionarit maqedonas Andon Lazov Janev – Qoseto, ne i japim nderim shpirtit të tij të palodhur dhe vetëflijimit në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Ai është simbol i qëndresës dhe një nga figurat kryesore të Kryengritjes së Ilindenit.”

Sipas saj, Qoseto përfaqëson luftarakësinë dhe vendosmërinë e popullit maqedonas. Rikthimi i përmendores në një nga nyjet kryesore të Shkupit ngjall debat për trashëgiminë historike dhe mënyrën se si ajo prezantohet në hapësirën publike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...