Djali i një ish funksionari të lartë të BDI-së në MPB nga Turqia ka spiunuar tek grupet kriminele për aksionin e policisë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Djali i një ish funksionari të lartë të BDI-së në MPB nga Turqia ka spiunuar tek grupet kriminele për aksionin e policisë

Djali i një ish-funksionari të lartë të BDI-së në MPB por edhe në institucione të tjera, nga Turqia u ka treguar bandave kriminale aksionin që MPB kishte planifikuar ta fillonte të martën.
Për këtë arsye, aksioni policor kundër klaneve mafioze filloi të dielën në orët e vona të pasdites.
Megjithëse filloi para kohës së planifikuar, aksioni ishte i suksesshëm. U arrestuan anëtarë të klaneve në Duqanxhik dhe në Haraçinë.
Plusinfo mëson se aktualisht 7 persona ndodhen pas hekurave. Janë gjetur disa sasi parash të gatshme dhe armë, por vazhdon kërkimi për një arsenal armësh të fshehura.
Me aksionin po zbardhen disa vrasje të njohura midis klaneve. Për 4 prej tyre tashmë janë siguruar informacione kyçe.
Aksioni i MPB-së për shkatërrimin e klaneve mafioze ka shkaktuar panik në radhët e BDI-së.
Plusinfo mëson jozyrtarisht se në selinë e kësaj partie po thirren të punësuar në MPB dhe prej tyre po kërkohet të bojkotojnë aksionin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...