Ekzekutohen pagesat me rritje të pensionistëve – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Ekzekutohen pagesat me rritje të pensionistëve

Ministria e Financave ka procesuar sot pagesat me rritje për pensionistët.

Pagesat janë ekzekutuar për të gjithë pensionmarrësit e skemave pensionale, përfshirë të atyre të kategorive të luftës, tha ministri Hekuran Murati të mërkurën.

“Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave, në një njoftim në Facebook, tha se pensione me rritje, sipas vendimit të fundit në mbledhjen e qeverisë, janë ekzekutuar për skemat e kategorive të luftës.

“E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë”, tha Murati.

Në fund, ai e shfrytëzoi këtë rast që të bëjë fushatë për Lëvizjen Vetëvendosje, duke i kritikuar qeveritë e kaluara.

Murati tha se “pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...