Faton Selami propozohet për postin e Avokatit të Popullit – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Faton Selami propozohet për postin e Avokatit të Popullit

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ka miratuar sot propozimin për emërimin e Faton Selamit në postin e Avokatit të Popullit, në vend të Naser Ziberit i cili ka dalë në pension. Vendimi pritet të dërgohet për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Komisionit, Gjorgji Sajkoski, informoi se në konkursin për këtë funksion kanë aplikuar gjithsej 17 kandidatë.
Propozimi për Selamin u bë nga deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, i cili theksoi se kandidati vjen nga Tetova, është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës dhe ka kryer studime pasuniversitare në Universitetin e Evropës Juglindore.
Selami ka përvojë të gjatë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Ka punuar në Agjencinë për Informim dhe më pas në Komisionin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik deri në vitin 2008. Më pas është punësuar në zyrën e Avokatit të Popullit në Shkup. Në vitin 2018 u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa nga viti 2020 punon në njësinë rajonale të kësaj ministrie në Tetovë. Që nga viti 2023 ushtron funksionin e shefit të sektorit për sistemin politik në Ministrinë e Drejtësisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...