Gashi: Transformimi digjital për një Kuvend modern, të qasshëm dhe të besueshëm! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Gashi: Transformimi digjital për një Kuvend modern, të qasshëm dhe të besueshëm!

Kreytari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka prezantuar dy platforma të reja digjitale, që nuk paraqesin vetëm avancime tekologjike, por ura të reja komunikimi mes qytetarëve dhe Kuvendit.

“Web-platforma e Zyrave për Kontakt me Qytetarët – është një adresë e re për kontakt me deputetët, të cilën mundet lehtësisht ta përdor çdo qytetar, në çdo vend, në çdo kohë. https://kancelarii.sobranie.mk

“Pyete Kuvendin”- është një softuer inovativ që përmes intelegjencës artificiale ndihmon në përpunimin dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me seancat parlamentare. Ky është një lehtësim i dukshëm multifunksional për qytetarët, mediat, administratën dhe studiues të ndryshëm, të cilët kanë nevojë për informata substanciale nga këto zhvillime. https://prashaj.sobranie.mk

Këto platforma u shqyrtuan sot në Kuvend, së bashku me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor, si dhe përfaqësues të organizatave, gjatë konferencës për digjitalizim.

Në fjalën time të rastit theksova se kjo ngjarje për mua paraqet realizim konkret të një pjese të vizionit tim për një Kuvend të hapur, efikas dhe të besueshëm.

Sepse transparenca është themel i besimit dhe besimi është themel i një institucioni të fuqishëm.

Faleminderim i veçantë për partnerët tanë në këtë sukses NDI & QMN; ekspertët dhe autorët nga Symfonica dhe Brainster; si dhe Ambasadën e Zvicrës – për mbështetjen, kreativitetin dhe përkushtimin në këtë proces transformues”, ka deklaruar Gashi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...