Hoti: Më 9 shkurt do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Hoti: Më 9 shkurt do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullha Hoti, ka vizituar një biznes në Rahovec.

Ai ka bërë me dije se bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se më 9 shkurt do ta rrëzohet mentaliteti aktual qeverisës, i cili, sipas tij, nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale.

“Bashkë me kryetarin e degës në Rahovec Burim Krasniqi dhe kandidatin për deputet Enis M. Durguti vizituam kompaninë “Rama”, e cila ka në pronësi sallonin e mobilieve dhe perdeve, si dhe njëkohësisht merret me prodhimin, përpunimin dhe riciklimin e sfungjerit. Bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore dhe shteti duhet të jetë krah tyre për t’u lehtësuar aktivitetin e jo t’i luftoj ato. Me 9 shkurt do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës që për 4 vite nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale që do ta lehtësonte barrën që kanë bizneset”, ka shkruar Hoti, i cili në listën e LDK-së mban numrin 13.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...