Ibrahimi kujton përvjetorin e vërshimeve tragjike në Hasanbeg: Shpresojmë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten kurrë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Ibrahimi kujton përvjetorin e vërshimeve tragjike në Hasanbeg: Shpresojmë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten kurrë

Sot shënohen 9 vite nga vërshimet e rënda që goditën lagjen Hasanbeg të Shkupit më 6 gusht 2016, ku humbën jetën tragjikisht 23 persona. Me këtë rast, kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në rrjete sociale ka përkujtuar këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë vendin.

“Ishte kjo një ngjarje që na tronditi të gjithëve dhe na përkujtoi për vlerat e domosdoshme të cilat nuk duhet t’i humbasim: humanizmi, solidariteti dhe e mira e përgjithshme”, shkruan Ibrahimi.

Ai shtoi se kjo ditë duhet të shërbejë si kujtim për viktimat dhe si thirrje për më shumë përkujdesje institucionale e njerëzore ndaj komuniteteve në rrezik.

“Sot e kujtojmë atë ngjarje duke u lutur për shpirtrat e viktimave. Shpresojmë që ngjarje të këtilla të mos përsëriten kurrë”, përfundon mesazhin e tij Zeqirija Ibrahimi.

Ngjarja e vitit 2016 mbetet ndër më të rëndat në historinë e re të Maqedonisë së Veriut, ndërsa përvjetorët e saj shërbejnë për reflektim dhe kujtim të vlerave njerëzore.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FZeqirijaIbrahimiAlternAtivA%2Fposts%2Fpfbid02KWbbAvCaCV3esfuxQKWMbeQRf4wJsAX2sFoKMfPZSxzTgfFfJEk7ER6f8GvHMycMl&show_text=true&width=500

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...