“Intelektuali” nga Drenoci aktivizohet në fushatën e LVV-së – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

“Intelektuali” nga Drenoci aktivizohet në fushatën e LVV-së

Mësimdhënësi që brengosej për gjendjen e Drenocit, Astrazubit, Pagarushës, Lladrovcit, Bellanocit e Kijevës, është aktivizuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nexhat Krasniqi, ish-kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Malishevës, ka vendosur që të japë kontribut për Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, për të cilin ka nisur një fushatë në terren, e të cilën e ka transmetuar edhe në rrjetet e tij sociale.

Hiç më larg se të hënën, Krasniqi është shfaqur në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Kijevë, në shoqëri të ministrit Hajrulla Çeku dhe deputetëve Gani Krasniqi, Enver Dugolli e Jetmirë Vrenezi.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Krasniqi bëri të ditur se ka qenë aktiv gjatë tërë ditës së hënë me aktivitete të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Aktivitetin ditor në mbrëmje e përmbyllëm në Kijevën e traditës historike, në Kijevën e Tahir Hasanëve, familje institucionale në kohen kur nuk kishte institucione shqiptare”, tha “intelektuali” nga Drenoci, në mbishkrimin e një fotografie që e tregon atë përkrah ministrit Çeku e deputetit Krasniqi.

Krasniqi tha se ka marrë aminin e ministrit Hajrulla Çeku për një projekt në fshatin Kijevë.

“Ministri Hajrulla Çeku na tregoi për të arriturat e Qevërisë Kurti dhe nga Ministria e Kulturës në veçanti”, tha ai.

“Në pytjen që Kijeva ka nevojë për një palestër sportive dhe ndërtimin e Kullës së Tahir Hasanëve, na premtoi që të vijë kërkesa nga komuniteti lokal dhe pas një analize nga ekspertët adekuat, ne jemi të gatshëm t’i realizojmë ato kërkesa”, e citoi Krasniqi, ministrin Çeku.

Rreth shtatë vite më parë, ai ishte bërë viral në Kosovë pasi kishte dhënë kritika ndaj partive politike, për shkak se nuk po kandidonin asnjë person nga Malisheva për postin e deputetit.

“Pse mos me pasë Drenoci mandatarin e vet, pse Baja me pasë dy deputetë, e Drenoci mos me pasë. Pse Baja me pasë zëvendësministër e Drenoci mos me pasë. Pse Drenocit nuk ia japing mundësinë mandatarin për deputet Pse s’ia japin as LDK-ja, as PDK-ja as NISMA. Nuk është në pyetje Drenoci, është Astrazubi, është Pagarusha, Lladrovci, Bellanoci, Kieva…vatra të intelektualizmit. I kanë ngulfatë këto fshatra”, pati deklaruar Krasniqi në Interaktiv të KTV-së në vitin 2017.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...