Kasami: Për momentin pozicionet e VLEN-it mbeten të pandryshuara në Qeveri – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kasami: Për momentin pozicionet e VLEN-it mbeten të pandryshuara në Qeveri

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se nuk kanë biseduar me Kryeministrin për rikonstruktim të qeverisë, pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar.
“Nuk ka bisedime për këmbim të ministrive. Kam dhënë një deklaratë se një nga shkaqet pse kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë se drejtpërsëdrejti e ka kërkuar Arben Taravari që ai vetë të jetë ministër.

Unë e dhashë si mundësi se nëse do ketë nga VLEN ndonjë kombinatorik tjetër për ndonjë kuadër tjetër që është më i rëndësishëm do ta bisedojmë me qeverinë që të ketë rokad. Por për momentin nuk është fol, pra Ministria e Shëndetësisë mbetet tek VLEN-i, pozicionet që i ka pasur mbeten tek VLEN-i, por sigurisht me rrethanat e reja me daljen e Arben Taravarit jemi të gatshëm të bisedojmë për kombinatorika të reja”, tha Kasami gjatë promovimit të ndërtimit të ujësjellësit të ri në Tetovë.

Kasami njoftoi se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, që do të fillojë nga Universiteti i Tetovës, do të kalojë përmes fabrikës së “Teteksit” dhe do të përfundojë te hekurudha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...