Kasami: Problemet kryesore të Tetovës i zgjidhëm, tani na pret zhvillimi – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kasami: Problemet kryesore të Tetovës i zgjidhëm, tani na pret zhvillimi


Kryetari aktual i Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë në krye të komunës, Bilall Kasami, në një intervistë për ZYRTARE.net ka theksuar se gjatë katër viteve të para ka arritur ta stabilizojë qytetin, ndërsa tani kërkon mbështetje për ta çuar drejt zhvillimit.

“Në mandatin e parë arritëm Tetovën ta stabilizojmë dhe tani na duhet së paku edhe një mandat për ta zhvilluar. Kjo nuk është vetëm simbolike, por edhe praktike. Ne kemi përpiluar studime bazë për zgjidhjen e të gjitha problemeve themelore që ka një qytet, duke nisur nga furnizimi me ujë, mbeturinat, infrastruktura, shkollat dhe gjithçka që lidhet me një qytet evropian”, tha Kasami.

– Advertisement –

Ai shtoi se gjendja financiare e komunës është përmirësuar dukshëm dhe se Tetova është një nga rastet e rralla në vend që ka mbyllur vitin me suficit.

– Advertisement –

“Sot kemi një qytet të stabilizuar, një komunë që nga probleme shumë të mëdha financiare ka arritur vitin e kaluar të dalë me suficit prej 1 milion euro. Një komunë që realizon projekte pa ngecje dhe që ka zgjidhur probleme madhore me pastërtinë dhe furnizimin me ujë. Po ashtu, kemi përpiluar shumë strategji, përfshirë edhe atë të mobilitetit, e cila bashkë me planin urbanistik do të zgjidhë përgjithmonë problemin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, trafikut dhe parkingjeve”, theksoi Kasami.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...