Kërkonte lista të veçanta për këshilltarë me VLEN-in, Taravari përfundon në listë të përbashkët me Ahmetin dhe Selën – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kërkonte lista të veçanta për këshilltarë me VLEN-in, Taravari përfundon në listë të përbashkët me Ahmetin dhe Selën

Një nga arsyet për largimin nga koalicioni i VLEN-it, Arben Taravari e kishte se dëshiron të matet në zgjedhjet lokale me lista të veçanta për të parë se kush sa peshon politikisht. Në vazhdimësi, Tarvari, thoshte se kjo formulë VLEN-it do t’i sjellë më tepër vota, ngase në këtë formë aktivistët e partive do të aktivizohen për të mbledhur vota.
Por, për një periudhë të shkurtër si duket Taravari, ka hequr dorë nga kjo ide, dhe tani do të garojë me një listë të përbashkët për këshilltarët me partitë e tjera të Frontit Evropian.
Këtë sot e ka konfirmuar edhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i cili tha se kanë marrëveshje me Taravarin për të garuar së bashku edhe me lista për këshilltarë.
“Do të kemi edhe kandidatë të përbashkët edhe lista të përbashkëta për këshilltarë”, tha Arbër Ademi.
Mbetet të shihet se si do të funksionojë ky koalicionim i “çuditshëm”, ku dihet se Sela dhe Taravari ende po zhvillojnë “betejën” për vulat partiake, ndërsa tani, do të duhet të kërkojnë votat së bashku. /Alfax.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...