Koçoska: Qeveria nuk ka ndikim në përcaktimin e çmimit të derivateve të naftës – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Koçoska: Qeveria nuk ka ndikim në përcaktimin e çmimit të derivateve të naftës

Rebalanci i Buxhetit duhet të jetë në seancë qeveritare, me siguri të enjten, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçoska.

Siç deklaroi për mediat, projeksionet kyçe, BPV-ja dhe inflacioni, mbeten të njëjta.

“Në përgjithësi, mbetemi në të njëjtat shifra që i kishim nga aspekti i bruto prodhimit vendor dhe inflacionit”, tha Dimitrioska Koçoska, pas prezantimit të Marrëveshjes për financimin e aktiviteteve të përbashkëta, të organizuar nga Ministria e Financave (MF) dhe Zyra e OKB-së në Shkup.

Lidhur me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Ministrja theksoi se Qeveria do të monitorojë situatën dhe për momentin çmimet nuk janë shumë të larta.

“Çmimet e derivateve të naftës janë produkt i bursës mbi të cilin nuk kemi absolutisht asnjë ndikim”, tha sot Dimitrioska Kocoska.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...