Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale Goce Dimovski, koordinatori nacional për turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, janë në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takim me Presidentin e EBA-së dhe njëkohësisht udhëheqësin e Emiratit të Abu Dabit, Lartmadhërinë e Tij Sheikun Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, me ftesën e të cilit po realizohet kjo vizitë në EBA.
Gjatë vizitës, janë planifikuar më shumë takime në nivelin më të lartë, si dhe takime me holdingun zhvillimor të Abu Dabit, me kompaninë shtetërore investuese Mubadala, me kompaninë shtetërore energjetike Masdar si dhe takime me disa oda ekonomike, me qëllim shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacione dhe teknologji moderne.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...