Kryeparlamentari Gashi rikthehet në detyrë pas trajtimit spitalor: Falë Zotit, ndjehem mirë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kryeparlamentari Gashi rikthehet në detyrë pas trajtimit spitalor: Falë Zotit, ndjehem mirë

Pas disa ditësh qëndrimi në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se është liruar nga spitali dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Falë Zotit, ndjehem mirë dhe pas kryerjes së të gjitha kontrolleve të nevojshme, jam liruar nga spitali,” ka shkruar Gashi në një njoftim publik, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe.

Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë drejtorin e klinikës, prof. dr. Ognen Kostovski, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe përkrahjeje. “Kujdesi juaj ka qenë një forcë shtesë për rikuperimin tim,” thekson ai.

Afrim Gashi ka bërë të ditur se tashmë është rikthyer në kryerjen e detyrave publike, i motivuar dhe i përkushtuar për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe përkushtim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...