Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV’së ia huq me të madhe në debat, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV’së ia huq me të madhe në debat, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat.

Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK’së, Edon Canën në ATV, ajo ka vlerësuar se Kosova ka misione diplomatike dhe jo konsullore në Greqi dhe Poloni, shkruan Insajderi.

Një gjë të tillë e ka demantuar Cana, duke thënë se misionet diplomatike krijohen kur dy shtete njohin njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, edhe nëpërmjet një verifikimi në rrjetet sociale dhe në uebfaqet zyrtare të misioneve konsullore, mund të konfirmohet se në këto dy shtete, Kosova nuk ka misione diplomatike.

Pjesë nga debati:

Edon Cana: Sa për sqarim për publikun: Unë kam jetu 10 vite në Angli dhe e kam kryer shkollimin në London School of Economics, ku njerëzit nuk mund të shkojnë as tek personat në fjalë ta ëndërrojnë atë shkollim. Kjo zonja nuk e din se as çfarë është misioni diplomatik, sepse në Athinë ne nuk e kemi misionin diplomatik.

Arbëreshë Hyseni Kryeziu: Nuk e ke pasë kur ke qenë ti.

Edon Cana: Është Zyra Ndërlidhëse, ja u tregoj edhe emrin kush shërben aty.  E dyta, nuk është mision diplomatik.

Arbreshë Hyseni Kryeziu: E ka ngritur statusin, por je i painformuar. Ke mbetur i pa ‘apdejtum’.

Edon Cana: Mu po më vjen marre që kjo zonjë nuk ka njohuri themelore. Për me pasë status diplomatik, duhet dy shtete me e njoftë njëri-tjetrin dhe me i dërgu… Ju nuk i dini gjërat themelore. E dyta, Misioni jonë në Poloni nuk është mision diplomatik por është mision konsullor.

Arbresha Hyseni Kryeziu: Vetë fakti që kemi hapur zyre të konsulatave dhe misioneve diplomatike në vende të ndryshme të Evropës…

Edon Cana: Çka është kjo zyrë e konsulatave? Ka Konsullata, jo zyre të Konsullatave. /Insajderi.org/

Ndiqeni këtë pjesë më poshtë:

https://youtube.com/watch?v=-bU0KdemoC8%3Ffeature%3Doembed

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...