Kurti pas problemeve me rrymë: Qytetarë, racionalizohuni me konsumin e energjisë elektrike – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Kurti pas problemeve me rrymë: Qytetarë, racionalizohuni me konsumin e energjisë elektrike

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e fundit për këtë vit të qeverisë, përmendi shqetësimet e qytetarëve për energjinë elektrike, ku tash e sa ditë disa zona të Kosovës po përballen me mosfurnizim të rrymës.

I pari i qeverisë tha se inaugurimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave, dhe sanimi i dëmit nga zjarri para disa muajve në nënstacionin Prishtina 3, kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre zonave, ndërsa shton se rezultate të tilla pret dhe në Ferizaj, atje ku gjendja me mungesë të energjisë elektrike është më e rëndë, njofton Klankosova.tv.

“Shqetësimet për energji elektrike i kemi përcjellur tek KOSTT-i dhe KEDS-i, dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit, si të prishjeve, edhe të menaxhimit të mbingarkesave. Komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët, dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt, i cili do të zgjidh problemin e Ferizajt dhe do të ketë ndikim në komunat e tjera. Inaugurimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave, dhe sanimi i dëmit nga zjarri para disa muajve në nënstacionin Prishtina 3, kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre zonave. Rezultate të ngjashme presim edhe në Ferizaj”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të racionalizohen me konsumin e energjisë elektrike, pasi kjo sipas tij është në të mirë të tyre dhe sigurimin e vendit me energji.

“Siç do dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”, tha Kurti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...