Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Buxhetin për vitin 2025 – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Buxhetin për vitin 2025

Kuvendi gjatë pjesës së pasdites së seancës së 22-të, me 69 vota “pro” dhe 5 “kundër”, miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të hyrat totale janë planifikuar në nivelin 358.8 miliardë, ndërsa shpenzimet në nivelin 400.2 miliardë denarë.

Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se Buxheti bazohet në supozime reale makroekonomike dhe projeksione fiskale, siguron funksionim të qetë të institucioneve dhe shtetit, servisim të rregullt të obligimeve dhe ka një komponent zhvillimor duke nxitur realizimin e një ciklit të investimit.

Njëzëri me 74 vota “pro” Kuvendi miratoi edhe vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve.

Propozim-vendimi, siç theksoi zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankulovski, është për financimin e obligimeve të shfrytëzuesve buxhetorë që janë trashëguar nga qeveria e kaluar, ndërsa mjetet do të merren nga sendet që qartësisht nuk do të realizohen nga fundi i vitit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...