Lushtaku: Nuk ka nevojë për sabotim nga Vuçiq apo Putini, Kosovën në terr po e fut vetë qeveria e Kurtit – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Lushtaku: Nuk ka nevojë për sabotim nga Vuçiq apo Putini, Kosovën në terr po e fut vetë qeveria e Kurtit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të ndërprerjeve të energjisë elektrike në Kosovës.

Lushtaku ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë.

Ai thekson se “Kjo është një dështim i rëndë, i trishtueshëm dhe i pabesueshëm”

“Një Krizë Energjetike e Paparë. Albin Kurti është bërë kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për të krijuar një krizë energjetike të paparë. Kjo është një dështim i rëndë, i trishtueshëm dhe i pabesueshëm” shkruan Lushtaku.

Lushtaku thotë se situata do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë verës pasi Kurti me politikat e tij nuk kanë investuar në burime të reja energjetike, por vetëm në rritjen e konsumit.

“Kjo situatë do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë verës, kur gjysmë milioni mërgimtarë të kthehen në Kosovë dhe kondicionerët e subvencionuar nga Kurti e Rizvanolli të mbingarkojnë rrjetin edhe më tej” thekson ai në reagim.

Ai e përmbyll postimin duke thënë “Nuk ka nevojë për sabotim nga Vuçiqi apo Putini, sepse Kosovën në terr po e fut vetë qeveria e Kurtit”

“Këto politika të papërgjegjshme janë pasqyrë e një mendësie të paaftë, që po dëmton ekonominë dhe jetën e qytetarëve në mënyrë të pakthyeshme.Ajo që po ndodh sot me energjinë në Kosovë është një alarm për gjithë shoqërinë dhe një akuzë direkte ndaj një qeverie që ka dështuar të menaxhojë interesat jetike të vendit” shkruan Lushtaku në reagimin e tij në Facebook

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmergim.lushtaku%2Fvideos%2F571464665782044%2F&show_text=false&width=268&t=0 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...