Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, bashkë me ekspertin e urbanistikës nga Stambolli, Bajram Vardar, kanë zhvilluar analiza mbi Master Planin për Çarshinë e Vjetër, duke theksuar rëndësinë e saj si qendra kryesore ekonomike e komunës.
“Çarshia e Vjetër është Çarshia më e madhe në Ballkan, me 700 dyqane, madje më e madhe se ajo e Sarajevës. Mbi 1000 familje e sigurojnë ekzistencën e tyre këtu,” deklaroi Mexhiti, duke shtuar se gjendja e saj është transformuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2005, kur ishte në kushte të mjerueshme dhe e pasigurt pas orës 17:00.
– Advertisement –

Sipas tij, sot Çarshia vlon me turistë, biznese dhe aktivitete kulturore, duke u shndërruar në simbol të zhvillimit të Çairit. Ai gjithashtu paralajmëroi përfundimin e parkingut të ri, që pritet të dyfishojë aktivitetin ekonomik, si dhe ndërhyrje në rrugën e Plastikave për të lehtësuar funksionimin e bizneseve.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fizetmexhiti%2Fvideos%2F1259043862366521%2F&show_text=false&width=380&t=0