Mexhiti: Nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Mexhiti: Nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit. Sipas tij, përpjekja për ndërtimin e kishës në vitin 2011 u ndal nga aktivistët dhe që atëherë Kalaja u la pas dore.
Tani, thotë Mexhiti, ajo po pastrohet dhe po hapet për qytetarët e turistët, si një monument i trashëgimisë kulturore.
“Përpjekja për ndërtimin e kishës në vitin 2011 u ndal nga aktivistët, dhe që atëherë Kalaja u la pas dore.
Sot, ajo po pastrohet dhe hapet për qytetarët e turistët, si një monument i trashëgimisë kulturore.
Qeveria po vepron institucionalisht për të shmangur konfliktet ndëretnike dhe për të mbrojtur trashëgiminë.
Kalaja është dëshmi e politizimit dhe abuzimeve të së kaluarës, por nuk do të lejohet më të përdoret për qëllime politike apo ndarje.
Sot Kalaja është fytyra e turpit të atyre politikave dhe politikanëve që, për të mbajtur pushtetin janë të gatshëm të lejojnë çdo poshtrim. Gjendja në të cilën ndodhet ky monument sot është rikujtim se politikanët e të shkuarës e përdorën atë si trampolinë që disa njerëz të futen në politikë si klandestinë, jo si ofertë serioze.
Kalaja do të rikthehet në një hapësirë dinjitoze që pasqyron barazinë dhe identitetin multietnik të qytetit.
Rrini rahat, ndërtime politike në Kala nuk do të ketë!”, ka shkruar Mexhiti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...