Ministri Murtezani do të marrë pjesë në Forumin për zgjerim të BE-së në Bruksel – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Ministri Murtezani do të marrë pjesë në Forumin për zgjerim të BE-së në Bruksel

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Bruksel do të marrë pjesë në Forumin e nivelit të lartë për zgjerim, të titulluar “Ndërtimi gjithëpërfshirës i të ardhmes në BE-në e zgjeruar: Roli i dialogut social, shoqërisë civile dhe përfshirja e të rinjve”.

Në forumin, cili është nën organizimin e Komiteti Ekonomik-Social Evropian (EESC), Murtezani do të marrë pjesë në sesionin hyrës të Forumit në VIP tryezën e rrumbullakët, së bashku me Kryetarin e EESC-së, Oliver Ropke, ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Majda Gorçeviq dhe sekretarin shtetëror për Bashkimin Evropian të Spanjës, Fernando Sampedro.

Në kuadër të Forumit do të mbahen edhe dy sesione pune, të titulluara “Institucionalizimi i shoqërisë civile dhe Forcimi i dialogut social në vendet-kandidate për në BE” dhe “Krijimi i mundësive për të rinjtë – nga arsimi në punësim”.

Forumi ka për qëllim të theksojë rëndësinë e dialogut social dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si bazë për ndërtimin e shoqërisë evropiane më të drejtë dhe më solidare.

Në takim do të prezantohet edhe raporti “Rëndësia e institucionalizmit të dialogut civil dhe social në vendet-kandidate për anëtarësim dhe partnerë në BE”, në të cilin theksohet nevoja për përforimin e dialogutr civil dhe social në vendet-kandidate për anëtarësim në BE, si pjesë e proceseve të integrimit dhe bashkëpunimit, por theksohet edhe se në një pjesë prej tyre , ai mbetet fragmentar dhe i mungon rregullativa insticionale.

Në raport rekomandohet vendosja e kornizave gjithspërfshirëse ligjore, konform parimeve, standardeve dhe kritikave të mira në BE, për pjesëmarrje aktive në sektorin civil, partnerët socialë dhe palët e prekura në disenjim, zbatim, ndjekje dhe evoluim të aktivitetit ligjvënës dhe politik, si dhe sigurim i mbështetjes financiare dhe trajnimit të organizatave joqeveritare, pa cenuar privatësinë e tyre nga autoritetet.

Dokumenti u bën thirrje institucioneve të BE-së “që ta promovojnë rëndësinë e përfshirjes dhe pjesëmarrjen efikase të shoqërisë së organiuzuar civile në proceset negociuese” të vendeve-kandidate për anëtarësim në mënyrë transparente dhe përfshirëse, si dhe kyçjen në kushtin për dialog civil dhe social në bisedimet për anëtarësim në BE.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...