Mjegull e dendur në rajonin e Ferizajt, policia del me apel për vozitje të kujdesshme – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Mjegull e dendur në rajonin e Ferizajt, policia del me apel për vozitje të kujdesshme

Në rajonin e Ferizajt ka mjegull të dendur në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

Në një njoftim, policia bën apel te qytetarët për kujdes më të shtuar gjatë vozitjes në këto kushte.

“Apelojmë tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull”, tha policia.

Ndërsa, policia rekomandon që:

– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!

– Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

– Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

– Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. – Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

– Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!

Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.

– Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

– Mbani distancën e duhur në mes automjeteve !

– Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

– Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...