MPB gjatë vikendit ka shqiptuar 1 603 dënime për shoferët – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

MPB gjatë vikendit ka shqiptuar 1 603 dënime për shoferët

Gjatë fundjavës së kaluar (22 dhe 23 mars 2025), policia ka shqiptuar gjithsej 1.603 gjoba në aksione kontrolli të zhvilluara në rrugët e vendit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas statistikave zyrtare, 818 shoferë janë ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 177 për parkim të parregullt. Në të njëjtën periudhë, 138 persona janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Gjithashtu, 95 shoferë janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe 30 të tjerë për mungesë të helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletave. 45 shoferë janë kapur duke përdorur celularin gjatë vozitjes.
Në kuadër të kontrolleve janë evidentuar 36 shoferë që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 9 të tjerë që kanë kaluar në semafor të kuq. Janë regjistruar edhe 14 shkelje nga këmbësorët.
Nga qarkullimi janë përjashtuar gjithsej 47 automjete, prej të cilave 36 për mungesë të regjistrimit dhe 11 për defekte teknike.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...