Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti për krizën energjetike në Kosovë.
Nait Hasani, kritikës së tij ndaj Kurtit, ia ka bashkangjitur edhe një poezi të Migjenit.
“Kryeministër i Kosovës je. Sot është 03 Janar 2025. Ndërsa ne banorët e fshatërave të komunës së Prizrenit i ndezëm qirinjtë dhe gjeneratorët e pas luftës se ti na kujtove luftën pa drita”, shkruan Hasani.
Tutje, Hasani ia ka kujtuar Kryeministrit një poezi të Migjenit.
Postimi i plotë:
Kryeministër i Kosovës je.
Sot është 03 Janar 2025
Ndërsa ne banorët e fshatërave të komunës së Prizrenit i ndezëm qirinjtë dhe gjeneratorët e pas luftës se ti na kujtove luftën pa drita.
Migjeni sot do t’na kishte thënë, kur e lexonim bashk në burgjet serbe
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.
Nait Hasani, është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, i cili garon me numrin 42, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnait.hasani.1%2Fposts%2Fpfbid05GxXtJB5HXVGWGoMPT3iofLVLZomX1ZtzBAFU6UxvU8jsgKeWCALwJxS7NGWAqT8l&show_text=true&width=500