Në Gjykatën Penale do të shqiptohet aktvendimi për aksidentin ku humbi jetën Frosina Kulakova – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Në Gjykatën Penale do të shqiptohet aktvendimi për aksidentin ku humbi jetën Frosina Kulakova

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të shqiptohet aktvendimi për rastin e Frosina Kulakovës, pasi që në gjykimin që filloi me 9 maj të këtij muaji i akuzuari Vasill Jovanov pranoi fajin për veprën “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” për aksidentin e trafikut në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup.

Sipas aktakuzës, më 29 janar të këtij viti, Jovanov pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, drejtoi automjetin me shpejtësi prej 91 kilometra në orë në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup. Në një kalim për këmbësorë në semaforin e kuq, ai goditi Frosina Kulakovën e cila po kalonte në semaforin e gjelbër për këmbësorë. Nga forca e goditjes, Frosina mori lëndime të rënda dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Krimi për të cilin akuzohet Jovanovi bart një dënim me burg deri në 20 vjet.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë edhe kundër babait të Vasilit, Zoran Jovanov për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal. Aktakuza i referohet periudhës nga 04.11.2022 deri më 30.01.2025, gjatë së cilës Zoran Jovanov i lejoi të birit Vasil Jovanov të drejtonte automjetin “Pezho 207” edhe pse e dinte se i biri nuk kishte patentë shoferi dhe ishte kryerës i shumëfishtë i kundërvajtjeve në komunikacion.

Në seancën për përplasjen me makinë ndaj Kulakovës që u mbajt javën e kaluar u paraqitën vetëm prova të cilat i referoheshin lartësisë së dënimit, ndërsa jo dhe për ngjarjen, duke pasur parasysh se Jovanovi e ka pranuar veprën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...