Nënshkruhet kontrata 1-milionëshe për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Gjilan – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Nënshkruhet kontrata 1-milionëshe për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Gjilan

Qyteti i Gjilanit së shpejti do ta ketë Stacionin e Autobusëve modern, pasi tashmë është nënshkruar edhe kontrata për ndërtimin e tij.

Kështu bëjnë të ditur nga Komuna e Gjilanit, duke theksuar se qytetarët dhe kompanitë transportuese të udhëtarëve vendëse dhe ndërkombëtare të cilët frekuentojnë Stacionin e Autobusëve në Gjilan, do të kenë kushte edhe shërbime më të mira.

“Ky stacion është njëri ndër më të mëdhenjtë në vend pas atij të kryeqytetit, ku vlerësohet se gjatë ditës e frekuentojnë qindra mijëra udhëtarë, të cilët vijnë nga fshatra, qytete e shtete të ndryshime e kthehen anasjelltas”, thuhet në kumtesën për media nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, deklaroi se po e përmbyllin vitin me një tjetër projekt madhor.

“Nënshkrova kontratën për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve. Një epokë e re për transportin.  Stacion modern, investim prej rreth 1 milion euro”, tha Hyseni.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...