Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se organet më të larta drejtuese të partisë kanë vendosur të tërhiqen nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

“Presidenca qendrore dhe kryetarët e degëve vendosën që të kalojmë në opozitë”, deklaroi Taravari pas një mbledhjeje të mbajtur më 12 maj.

“Po rikthehemi mes qytetarëve. Në zgjedhjet lokale të tetorit do të kemi një rezultat shumë më të mirë”, tha ai, duke shtuar se qytetarët po i kritikojnë sepse premtimet për ndryshime nuk janë përmbushur.

“Nuk i realizuam ndryshimet që i kishim premtuar dhe qytetarët me të drejtë na kritikojnë për këtë. Prandaj vendosëm të kthehemi tek qytetari dhe t’i kërkojmë sërish besimin në zgjedhjet lokale të tetorit. Sot konstatuam se, nëse brenda Qeverisë ka mungesë besimi, atëherë duhet të largohemi prej saj”, shtoi Taravari.

Ai theksoi se pakënaqësia mes elektoratit shqiptar është e madhe, sidomos për shkak të përdorimit të “Balancuesit” dhe ngecjeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij, shqiptarët ndihen të trajtuar më keq se më parë.

Pak kohë më parë, ministri i Mjedisit dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, njëherësh lider i Lëvizjes Demokratike – pjesë e koalicionit VLEN – deklaroi se priste që Taravari, ashtu siç është larguar nga koalicioni për zgjedhjet lokale, të largohej edhe nga Qeveria. Ai i kishte përcjellë mesazhin se “nuk mund të bashkëpunosh me BDI-në [Bashkimin Demokratik për Integrim] dhe njëkohësisht të jesh pjesë e Qeverisë”.

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Taravari, ka vendosur të garojë me lista të veta në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pas kësaj, partitë tjera të koalicionit VLEN vendosën që ta shndërrojnë koalicionin në parti, por pa Aleancën.

Taravari është takuar edhe me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, dhe është paralajmëruar një takim i ri mes tyre.

Vetë kryeministri ka deklaruar se Qeveria është e qëndrueshme, e fortë dhe me shumicë të madhe, me apo pa Taravarin./REL

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...