Pas 49 viteve, drejtori i Alternativës nga Komuna e Likovës, rinovon zyret e NP Agro-Bursa Shkup! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Pas 49 viteve, drejtori i Alternativës nga Komuna e Likovës, rinovon zyret e NP Agro-Bursa Shkup!

Mevludin Avdiu, drejtor i NP Agro-Bursa Shkup, kuadër që vjen nga Alternativa – dega në Likovë, ka njoftuar opinionin se pas thuajse 50 viteve, për herë të parë janë rinovuar zyrat e kësaj ndërmarrjeje publike.

Ai poashtu ka përmendur edhe një sërë aktivitetesh të cilat planifikohen të realizohen në periudhën në vijim.

“Sot, gjatë një vizite pune në sillosat që janë nën menaxhim të NP Agro-Bursa Shkup, u njoha me aktivitetet aktuale dhe sfidat me të cilat përballen punonjësit në realizimin e aktiviteteve të tyre të përditshme. Jam veçanërisht krenar dhe i kënaqur që kjo vizitë pune u realizua në zyrat e renovuara. Renovimi i zyrave, i cili është i pari i këtij lloji që nga ndërtimi i këtij objekti në vitin 1976, është kryer nga NP Agro-Bursa Shkup nga të ardhurat e vetanake dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve në kompaninë tonë. Ky është vetëm fillimi i aktiviteteve që planifikohen të realizohen vetëm në vitin 2025 dhe është në funksion të modernizimit të këtij kapaciteti shtetëror, i cili është me rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Mevludin Avdiu.

Mevludin Avdiu

Alternativa Sllupçan

Alternativa Likovë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...