Pesë ditë heshtje nga BDI për lidhjet e Bujar Osmanit me Beogradin! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Pesë ditë heshtje nga BDI për lidhjet e Bujar Osmanit me Beogradin!

Kanë kaluar pesë ditë që nga parashtrimi publik i pyetjeve drejtuar Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por kjo parti vazhdon të hesht. Asnjë reagim, asnjë sqarim, asnjë përgënjeshtrim.
Pesë ditë pa përgjigje nga BDI:
Sa dhe çfarë takimesh ka zhvilluar Bujar Osmani me përfaqësues të autoriteteve serbe?
Sa herë ka udhëtuar në mënyrë private në Serbi, pa e informuar opinionin publik?
Pse gjithë kjo heshtje nga një subjekt politik që pretendon të jetë “mbrojtës” i kursit euroatlantik dhe i interesave të shqiptarëve?
A nuk është pikërisht kjo heshtje një konfirmim i gjithçkaje që është thënë deri më tani?
E pyesim publikisht Bujar Osmanin:
A ka nisur tashmë bashkëpunimin me strategët e komunikimit të Aleksandar Vuçiqit?
A do të vazhdojë bashkëpunimin me PR-strategët që i kishte edhe qeveria e kaluar LSDM-BDI?
A do të ketë ende mbështetje nga Beogradi, ashtu siç ka pasur edhe më parë?
A po ndërtohen ende aleanca në prapaskenë me Beogradin, ndërsa në publik shfaqet “patriotizëm” i rremë?
E vërteta nuk mund të fshihet:
BDI ka ndërtuar diplomaci me Beogradin, jo me Prishtinën.
11 takime me autoritetet serbe, 0 me ata kosovare.
BDI është fotografuar me Vuçiqin, jo me Kurtin.
Ka ardhur koha për përgjigje.
Ka ardhur koha për transparencë.
Shqiptarët nuk meritojnë të udhëhiqen nga figura që krijojnë lidhje të fshehta me qendra pushteti që injorojnë interesat tona kombëtare.
BDI, nuk mund të fshiheni më pas frazave boshe.
Populli tashmë e di se prapa dyerve të “diplomacisë evropiane” fshihen takime që mbajnë erën e konceptit të “botës serbe”. Dhe këtë nuk do ta lejojmë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...