Prej sot edhe një pikë e përbashkët kufitare mes RMV-së dhe Kosovës – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Prej sot edhe një pikë e përbashkët kufitare mes RMV-së dhe Kosovës

Prej sot (28 maj) edhe pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, Glloboçicë -Jazhincë, do të kalohet me vetëm një kontroll.

Në orën 14:00 do të bëhet inaugurimi i pikës së përbashkët kufitare, që është e dyta pas asaj të Hanit të Elezit – Bllacë, që u inaugurua në prill.

Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në ceremoninë inauguruese do të marrin pjesë ministrat e brendshëm të të dyja shteteve dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

“Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, ka njoftuar MPB.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...