Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuza kundër katër personave për nxitje të urrejtjes në ngjarjet e ’28 Nëntorit’ – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuza kundër katër personave për nxitje të urrejtjes në ngjarjet e ’28 Nëntorit’

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme në ditët e kaluara kanë kryer veprime që përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës mbi baza nacionale, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit Penal. Për të katërit, të cilëve u ishte caktuar masa e paraburgimit në procedurën paraprake, prokurorët publik kërkuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup që t’ua vazhdohet paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

“Tre nga të pandehurit më 28 Nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, duke djegur dhe grisur flamurin kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkaktuan ndjenjën e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës në bazë etnike dhe ekspozuan tallje me simbolin kombëtar. I pandehuri i katërt, pak ditë më vonë, më 2 dhjetor, ka dëmtuar flamurin e një shteti tjetër – Republikës së Shqipërisë – duke e djegur atë, gjë që ka shkaktuar urrejtje dhe intolerancë”, thonë nga Prokuroria.

Veprimet, shtojnë nga Prokuroria, e të pandehurve shkaktuan gjuhën e urrejtjes, e cila u shfaq veçanërisht në rrjetet sociale në ditët kritike, me tendencë të shndërrohej në incidente të reja dhune.

Ndryshe, Ministria e Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me ngjarjet e Ditës së Flamurit Shqiptar, nga të cilët katër janë në paraburgim, ndërsa ndaj dhjetëra personave ka nisur procedimi penal për shkak kaosit në rrugë dhe në komunikacion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ngjarjet e kësaj dite (28 Nëntorit), pasuan me djegien e tre veturave, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie në Kumanovë, të cilat u përkasin qytetarëve shqiptarë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...