Prokuroria paralajmëron aktakuzë ndaj pjesëtarëve të MPB-së për rastin “Pulse” – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Prokuroria paralajmëron aktakuzë ndaj pjesëtarëve të MPB-së për rastin “Pulse”

Kryeprokurori i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi thotë se brenda 10 ditëve do të ketë aktakuzë edhe për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht për policët, në rastin e diskotekës “Puls” në Koçan. Abazi thotë se tashmë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët në lidhje me këtë rast.

“Nga ana e prokurorit publik në këtë lëndë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit. Janë siguruar të gjitha dëshmitë. Javën e kaluar u dëgjua edhe i akuzuari i fundit. U dëgjuan edhe dëshmitarët dhe u është dhënë njoftim për hetim të përfunduar dhe për dhjetë ditë presim…pasi që të hetohen edhe dëshmitë e reja që i siguruam dhe deklaratat e të akuzuarve dhe dëshmitarëve, presim për shkurt kohë, dhjetë ditë të merret vendimi i Prokurorisë Publike. Të gjitha dëshmitë materiale në lidhje me këtë rast penalo-juridik janë siguruar, nga viti 2012, deri në veprimin e fundit dhe ditën e ndodhisë së fatkeqësisë. Hetimi po zhvillohet në atë drejtim, të shohim lëshimet e secilit prej personave me autorizime policore, cilat janë lëshimet e secilit prej tyre, dhe gjithsesi në aktakuzë do t’i tregojmë të gjitha. Të gjitha lëshimet dhe veprimet e lëshuara nga ana e zyrtarëve të policisë”, tha Abazi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...