Punonjësit e spitalit “Kozle” letër të hapur Mickoskit dhe Taravarit: Spitali po shkatërrohet – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Punonjësit e spitalit “Kozle” letër të hapur Mickoskit dhe Taravarit: Spitali po shkatërrohet

Një pjesë e personelit mjekësor në spitalin për fëmijë “Kozle” i është drejtuar me letër të hapur kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell TV21. Personeli mjekësor thotë se drejtoresha Karolina Simonovska me veprimet e saj po e shkatërron këtë spital, gjegjësisht ankohen për, siç thonë, shkatërrimin e kabinetit të bronheoskopisë, ku pas mosmarrëveshjeve, ka pasur një sërë dorëheqjesh dhe largime nga puna të personelit profesionist.

“Me këtë menaxhim, drejtoresha ka arritur që nga 67 bronheoskopi të kryera në vitin 2023, dhe prej 40 bronheoskopive nga janari deri në qershor të vitit 2024, në periudhën pas emërimit të saj, numri i bronheoskopive të bie në 3”, thuhet mes tjerash në letrën e personelit drejtuar kryeministrit dhe ministrit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...