Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm, me të cilin sipas ministres së Financave, vendosen themelet e stabilizimit të financave publike dhe zhvillimit ekonomik.

Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind.

Ministrja e Financave tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më shumë fonde për bllokdotacione për komunat, për pagat- sidomos për rritje në arsimin fillor dhe atë të mesëm si dhe në shëndetësi. Sipas Koçoskës situata imponon kursimin, por do të veprohet me kujdes.

“Vendosëm për mbështetjen e projekteve të komunave, e cila do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Në mënyrë shtesë komunat do të marrin mbështetje përmes transfereve më të larta dhe bllokdotacioneve. Me Buxhetin janë paraparë fonde edhe mbështetjen e standardit jetësor. Janë siguruar fonde për pagesën e rregull të pensioneve, të cilat nga marsi do të rriten për 2500 denarë shtesë. Për këtë qëllim janë siguruar 15 miliardë dënarë shtesë ose në tërësi 105 miliardë denarë. Janë siguruar para për pagesën e rregullt të pagave, përkatësisht rritje prej 3,5 miliardë denarë ose 48 miliardë denarë në tërësi dhe plus 2 miliardët që i përmenda për bllokdotacionet, përkatësisht për arsimin”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...